Shukri Buja: Mbështetja e veteranëve të UÇK-së është forca ime drejt fitores

Sonte, kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, zhvilloi një tubim madhështor, ku u ndje i nderuar dhe i përulur para mbështetjes së fuqishme të veteranëve, bashkëluftëtarëve dhe bashkëçlirimtarëve të UÇK-së.

Ai theksoi se besimi i tyre është frymëzimi më i madh dhe njëkohësisht përgjegjësia më e shenjtë, duke u zotuar se do të ecë me guxim drejt fitores.

“Zgjidhja e sfidave të punësimit, banimit dhe mirëqenies është amanet që e mbaj me zemër”, – u shpreh Buja.

Në përmbyllje të fjalës së tij, ai u shpreh i bindur se fitorja është e jona, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit për besimin dhe përkrahjen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë