Turjaka e bashkuar për fitoren/ Ekrem Kastrati pritet madhështor nga bashkëvendësit

Kryetari i Komunës së Malishevës dhe kandidati për një mandat të ri, Ekrem Kastrati, ka falënderuar bashkëvendësit e tij të Turjakës për mbështetjen e jashtëzakonshme në takimin e mbajtur sot.
“Turjaka, vendlindja ime, madhështore si gjithmonë, e çeliktë si përherë dhe e bashkuar për numrin 186. Faleminderit nga zemra të dashur bashkëvendës!”, ka thënë Kastrati.
Takimi në Turjakë u karakterizua me pjesëmarrje të madhe të qytetarëve, duke dëshmuar unitetin dhe përkrahjen për kandidaturën e tij.
Kastrati premtoi se me besimin e qytetarëve do të vazhdojë projektet zhvillimore dhe punët që e bëjnë Malishevën edhe më të fortë.