Memli Krasniqi sërish në Drenas, i jep mbështetje kandidatit Hajdari

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka vizituar sërish komunën e Drenasit, ku u takua me kryesinë dhe ekipin e fushatës së PDK-së në këtë komunë. Në takim ishte i pranishëm edhe kandidati për kryetar të Drenasit, Petrit Hajdari.
Gjatë këtij takimi, Krasniqi i uroi strukturat e partisë për mobilizimin e deritanishëm dhe veçanërisht për tubimin e mbajtur pak ditë më parë, që, siç tha ai, ka dhënë një drejtim të qartë.
“Bashkë me kryetarin e ardhshëm të Drenasit, Petrit Hajdarin, takuam Kryesinë dhe ekipin tonë të fushatës në Drenas – për t’i uruar për mobilizimin fantastik dhe tubimin madhështor që i dha drejtim fitores sonë më 12 tetor,” u shpreh Memli Krasniqi.