Abelard Tahiri në fushatën e PDK-së në Terstenik, përkrahje për Petrit Hajdarin

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri, ka marrë pjesë mbrëmë në një takim me qytetarët e Terstenikut, ku ka qenë i pranishëm edhe kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Drenasit, Petrit Hajdari.
Gjatë këtij takimi, banorët e fshatit janë informuar për planin e punës dhe projektet që PDK synon të realizojë në komunë. Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve zgjedhore që po mbahen para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Zyrtarët e PDK-së theksuan rëndësinë e bashkëpunimit me qytetarët dhe dëgjuan mendimet e tyre për çështjet me interes lokal.