Shukri Buja: Gracka e Re, organizim dhe mobilizim shembullor për fitoren e PDK-së

Kandidati i PDK-së për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim me shtabin e partisë në Grackë të Re, ku u vlerësua lart organizimi dhe mobilizimi për zgjedhjet që po afrohen, transmeton portali DrenicaOnline.
Buja u shpreh se përkrahja e fuqishme e qytetarëve të kësaj zone është garanci e fitores së PDK-së në zgjedhjet e ardhshme.
“Organizim dhe mobilizim shembullor. Besimi juaj është forca jonë. Fitorja është e jona!”, ka theksuar ai.
Takimi shënon një tjetër hap në konsolidimin e mbështetjes për PDK-në në Lipjan, ndërsa fushata zgjedhore po hyn në një fazë vendimtare.