Memli Krasniqi: Shukri Buja do të jetë kryetari i ardhshëm i Lipjanit, s’ka që e shpëton Imri Ahmetin nga humbja!

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, mbrëmë në një emision televiziv është shprehur i bindur në fitoren e kandidatit të PDK-së në Lipjan, Shukri Buja.
Krasniqi tha se ‘Shukri Buja do të jetë kryetar i ardhshëm, nuk ka që e shpëton Imri Ahmetin prej humbjes’.
Ai tha se qytetarët tashmë janë të lodhur me qeverisjen 12-vjeçare në Lipjan dhe se Shukri Buja ka qenë kërkesë e qytetarëve të Lipjanit.
“Zoti Buja do të jetë kryetar i ardhshëm, nuk ka që e shpëton Imri Ahmetin prej humbjes, mundet me u mundu në të gjitha format por humbjen e ka të garantuar. Qytetarët janë lodhur pas 12 vitesh dëshirojnë ndryshim dhe zoti Buja ka qenë kërkesa e qytetarëve të Lipjanit, alternativa e vetme që mundet me i dhënë një drejtim të ri atij qyteti të mrekullueshëm që është zhvillu tani është bë gati paralagje e Prishtinës” tha Krasniqi raporton “Gazeta Blic”.
Video e plotë: