Abelard Tahiri nga Drenasi në Skenderaj: Mbështetje e fuqishme për rikthimin e Sami Lushtakut

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, pas pjesëmarrjes në hapjen e fushatës së PDK-së në Drenas të mërkurën, dje u pa edhe në Skenderaj, ku mori pjesë në tubimin e thirrur nga kandidati për kryetar, Sami Lushtaku.

Tahiri e cilësoi këtë moment si fillim të një kapitulli të ri për Skenderajn, duke falënderuar kryetarin aktual, Fadil Nura, për punën dhe kontributin e tij në zhvillimin e qytetit.

“Sot, rikthimi i gjeneralit Sami Lushtaku si kandidat për kryetar sjell energjinë e re që garanton vazhdimësinë e zhvillimit dhe fuqizimit të Skenderajt”, deklaroi ai.

Në fund, Tahiri u bëri thirrje qytetarëve që më 12 tetor të votojnë PDK-në dhe kandidatin Sami Lushtaku.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë