Shukri Buja: Kur fuqizohet gruaja, fuqizohet familja dhe shoqëria!

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar një takim të ngrohtë me gratë dhe vajzat e Bujarisë dhe Grackës, së bashku me Xheneten, kandidaten për Kuvendin Komunal.
Buja tha se përkrahja e tyre është mbresëlënëse dhe një sinjal i fortë besimi për programin që synon fuqizimin e grave.
Ai theksoi se lista kandiduese e PDK-së përfshin jo vetëm aktivistet e partisë, por edhe prurje të reja profesionale dhe nga parti të tjera, duke garantuar përfaqësim të drejtë e të ndershëm.
Në program parashihen masa konkrete për fuqizimin social dhe ekonomik të gruas, ndërsa gratë do të kenë rol të padiskutueshëm në ekipin qeverisës.
“Kur fuqizohet gruaja, fuqizohet familja dhe shoqëria”, u shpreh Buja, duke konfirmuar angazhimin e tij për një qeverisje gjithëpërfshirëse.