Djali i veteranit Agim Okrashtica kujton miqësinë e babait me heroin Fehmi Lladrovci, shpreh mbështetje për kryetarin Ramiz Lladrovci

Armond Okrashtica, djali i veteranit të luftës Agim Okrashtica që ndërroi jetë në mars të vitit të kaluar, ka ndarë një mesazh prekës për miqësinë e ngushtë mes babait të tij dhe heroit Fehmi Lladrovci.
“Miqësia e babit tim me heroin Fehmi Lladrovci ka histori të gjatë dhe me vlerë. Është histori e filluar në Drenas, e vazhduar në Kroaci, në frontin e përbashkët kundër armikut tonë shekullor, për të vijuar në luftën e UÇK-së”, ka shkruar Armondi.
Ai thekson se kujtimet e babait janë pasuria më e madhe që i la familjes, duke dhënë mësim për sinqeritetin, përkushtimin dhe drejtësinë e heroit Fehmi Lladrovci. Në vijim, ai shton se të njëjtën rrugë e ndjek sot kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Bekimi i asaj miqësie të hershme mes familjeve tona reflekton edhe sot për ne, duke besuar fuqishëm në vizionin dhe misionin e kryetarit Lladrovci, me bindje se Drenasi ka udhëheqës kampion, të dëshmuar e të përkushtuar për qytetarët e komunës. Vazhdojmë edhe katër! 101”, përfundon shkrimi i tij.