Ramiz Lladrovci: Negroci dhe Vuçaku dëshmuan përkrahjen për numrin 101 “Drenasin Kampion”

Kryetari i Komunës së Drenasit dhe kandidat për edhe një mandat, Ramiz Lladrovci, ka zhvilluar një tubim zgjedhor në Negroc dhe Vuçak, bashkë me kandidatin për asamble, Gani Krasniqi, si dhe me kandidatët e tjerë për Kuvendin Komunal.

Lladrovci ka thënë se në këtë takim u theksuan disa nga “101 arsyet për Drenasin Kampion”, duke nënvizuar se vota për numrin 101 është votë për qeverisjen e shkëlqyer dhe për qytetarët kampionë.

“Diskutimi i ngrohtë, i sinqertë dhe i hapur me qytetarët e pranishëm bëri të dukshëm motivin pse duhet të votohet numri 101. Ne punojmë dhe jemi në shërbim të qytetarit, duke e konsideruar nder dhe obligim, sfidë dhe përpjekje të pandalshme për jetë më të mirë për të gjithë”, ka thënë ai.

Sipas Lladrovcit, salla e shkollës ku u mbajt tubimi ishte e vogël për numrin e madh të qytetarëve të interesuar për të marrë pjesë.

“Faleminderit 101 herë, vazhdojmë edhe katër!”, ka shtuar ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë