Bedri Nika fton qytetarët të mbështesin vajzën e tij, Gresa Nika – kandidate e LDK-së në Drenas

Bedri Nika nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Drenas ka bërë thirrje qytetarëve të komunës dhe diasporës që të mbështesin listën e LDK-së në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Ai njëkohësisht ka prezantuar vajzën e tij, Gresa Nika, e cila garon për Asamblenë Komunale të Drenasit me numrin 16 në listën e LDK-së.
“Vota juaj për Gresën është mbështetja më e madhe për një të ardhme më të mirë!”, ka theksuar Bedri Nika në thirrjen e tij drejtuar qytetarëve dhe bashkatdhetarëve në diasporë.
LDK-ja në Drenas ka shpalosur vizionin e saj për zhvillim, transparencë dhe përfshirje të të rinjve në vendimmarrje, ndërsa kandidatura e Gresa Nikës shihet si pjesë e kësaj fryme rinore e gjithëpërfshirëse.