Aksident i rëndë në Zabel të Ulët, përfshihen dy automjete

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutash në fshatin Zabel i Ulët, në rrugën Komoran–Drenas.

Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ende nuk ka raportim zyrtar për gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e Policisë së Trafikut, të cilat po merren me hetimin e shkaqeve të aksidentit.

DrenicaOnline do të ju informojë me detaje të reja sapo të konfirmohen nga policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë