Pas një jave do të zbulohet shtatorja e Heroit të Kosovës, Naim Kluna, në Poklek të Vjetër

Me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit dhe Heroit të Kosovës, Naim Kluna, familja, bashkëluftëtarët dhe dashamirët e veprës së tij do të nderojnë jetën dhe sakrificën e tij me një ceremoni përurimi të shtatores.
Manifestimi do të mbahet më 25 shtator (e enjte), duke filluar nga ora 12:00, në Poklek të Vjetër, aty ku Heroi do të kthehet i gdhendur në bronz, për të qëndruar përgjithmonë pranë popullit për të cilin dha jetën.
“Heroi ynë po kthehet i gdhendur në bronz, për të jetuar përjetësisht në mesin e popullit liridashës e atdhedashës, për të cilin ai dha jetën pa hezitim”, thuhet në njoftimin e familjes.
Pjesëmarrja e qytetarëve në këtë ceremoni konsiderohet si nderim për gjakun e derdhur për lirinë e Kosovës.