Mirusha me përkrahje të madhe për Ekrem Kastratin

Kryetari i Komunës së Malishevës, njëherësh kandidat për edhe një mandat, Ekrem Kastrati, ka zhvilluar takim me qytetarët e Mirushës.
Ai u prit me entuziazëm dhe përkrahje të madhe nga banorët e këtij fshati, të cilët i garantuan mbështetjen për fitoren në zgjedhjet e 12 tetorit.
Kastrati theksoi se puna dhe investimet në komunë nuk do të ndalen, duke u zotuar se do të vazhdojë projektin e tij “Malisheva Urbane”.
Ai kërkoi bashkëpunimin dhe besimin e qytetarëve për ta çuar përpara vizionin e zhvillimit të Malishevës.