Shtutica e Polluzha në tubim të madh: Lladrovci premton edhe katër vite për Drenasin kampion

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh kandidat për një mandat të ri, sonte ka zhvilluar takim me qytetarët e fshatrave Shtuticë dhe Polluzhë, të cilat i quajti “emblema të përkushtimit atdhetar, nderit e sakrificës, punës dhe krenarisë”.
Në këtë aktivitet, së bashku me kandidatët Arbnon Istogu dhe Burbuqe Istogu Hoxha, u prezantuan disa nga “101 arsyet pse duhet dalë në zgjedhje dhe pse duhet votuar për platformën ‘Për Drenasin Kampion’”.
“Kush më shumë se ne, me punë dhe vepra, bëri për qytetarin krenar të Drenasit? Kush më shumë punoi e punon për mirëqenien e qytetarëve tanë? Kush më shumë e ngriti flamurin e kampionit të performancës komunale në nivel nacional? – Jemi ne, ‘Për Drenasin Kampion’. Ne, të dëshmuarit dje shërbëtorë të kauzave kombëtare, sot shërbëtorë të interesit qytetar. Me qytetarët kampionë, vazhdojmë edhe katër!”, tha Lladrovci.