Lladrovci: Në Hagë po hapen faqet e së vërtetës për UÇK-në

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se dëshmitë në Gjykatën e Hagës janë dëshmi të së vërtetës për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Sot në Hagë hapen faqet e dëshmive, të vërtetës për UÇK-në dhe për heronjtë tanë të luftës e paqes. Lufta jonë ishte e drejtë dhe e zhvilluar në pajtim me konventat ndërkombëtare,” u shpreh Lladrovci.

Ai tha se këto dëshmi do të jenë fakte përballë dezinformatave, duke theksuar se historia e UÇK-së është një nga faqet më të ndritura të kombit shqiptar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë