Burim Bujupi, kandidati i përkushtuar për Drenasin Kampion

Burim Bujupi është kandidat për Asamble Komunale nga lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”, me numër rendor 10, ndërsa subjekti garon me numrin 101.

I lindur dhe rritur në Arllat, Bujupi është i diplomuar në Fakultetin Ekonomik, drejtimi Menaxhment dhe Informatikë. Karrierën e ka filluar në vitin 2005 si ligjërues në Autoshkollën “Shala Impex”. Më pas, ka qenë drejtor menaxherial në “Shtëpinë e Ankandeve Kosova”, ku ka udhëhequr projektin më të madh kombëtar në fushën e pikturës, skulpturës, grafikës dhe dizajnit.

Ai ka shërbyer edhe si asamblist dhe anëtar i Komitetit për Politikë dhe Financa, duke treguar përkushtim dhe seriozitet në mbrojtjen e interesit qytetar. Përveç kësaj, është një kontribuues i madh në sport dhe kulturë, duke dhënë gjithmonë maksimumin për komunitetin.

Aktualisht, Burim Bujupi është Kryetar i KF Drenasi, ku me vizion dhe lidership ka arritur rezultate të rëndësishme.

Me përvojën, përkushtimin dhe energjinë e tij, Burim Bujupi është zgjedhja e duhur për një Drenas kampion!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë