Buja e nis fuqishëm fushatën në Lipjan, njëzëri brohoritet për PDK-në

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja, zyrtarisht ka hapur fushatën elektorale.
I shoqëruar nga kandidatët për asamble komunale dhe bashkëpartiakë të PDK-së, Buja shpalosi programin qeverisës në këtë komunë, shkruan IndeksOnline.
Tubimi në qendër të Lipjanit u shoqërua me atmosferë pozitive, brohoritje, duartrokitje dhe shumë shpresë.
“Lipjani foli:
Fillimi madhështor në Lipjan!
Programi ynë, ekipi ynë dhe përkrahja nga qendra u bashkuan sonte në një atmosferë elektrizuese!
Fitorja është e jona!” u shpreh Buja.