Berat Buzhala: Drenasin e fiton Ramiz Lladrovci – ky është parashikimi im për rezultatin e PDK-së

Gazetari dhe analisti politik, Berat Buzhala, ka dhënë parashikimin e tij për rezultatet e PDK-së në zgjedhjet lokale.

Sipas tij, kjo parti pritet të fitojë disa komuna kryesore, përfshirë Ferizajn, Prizrenin, Vushtrrinë dhe Skenderajn, ndërsa në komunën e Drenasit favorit shihet të jetë Ramiz Lladrovci.

“Nëse PDK hyn në balotazh në Prishtinë, duke supozuar që i fiton qytetet që i ka fituar në zgjedhjet e fundit, atëherë ky do të ishte sukses historik i kësaj partie. Por është e vështirë të fitojë Mitrovicën, ku Faton Peci është favorit, ashtu si edhe në Drenas, ku unë mendoj që Ramiz Lladrovci është favorit. Në Prishtinë nuk besoj që Urani shkon në balotazh – është e pamundshme që Hajrullah Çeku e Përparim Rama të mos jenë aty”, ka deklaruar Buzhala.

Ai ka shtuar se një “befasi” për PDK-në mund të jetë Klina, ku Sokol Bashota shihet si kandidat serioz për rikthim, ndonëse kryetari aktual mbetet favorit.

Parashikimi i Buzhalës për PDK-në:

Fiton: Ferizaj, Skenderaj, Vushtrri, Prizren Humb: Mitrovicë (nga LVV), Drenas (nga Lladrovci), Kaçanik (nga LVV) Mundësi për rikthim: Klina

Ai paralajmëroi se nesër do të publikojë parashikimin për LDK-në.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë