#30 për Asamble, #101 për Kryetar – Halilaj me Lladrovcin drejt mandatit të ri

Gara për zgjedhjet komunale ka nisur, dhe Labinot Halilaj ka bërë të ditur kandidaturën e tij për Asamblenë Komunale të Drenasit. Ai do të garojë me numrin 30, nga lista “Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin”.

Në njoftimin e tij publik, Halilaj ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve jo vetëm për kandidaturën personale, por edhe për kandidatin për kryetar të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci, i cili garon me numrin 101.

“Gjatë dy mandateve të kaluara kemi punuar pa pushim për të mirën e Drenasit, dhe jam i bindur se kemi fituar besimin tuaj me veprime, jo vetëm me fjalë. Motoja jonë ‘Për Drenasin Kampion’ do të vazhdojë të na udhëheqë edhe në mandatin e ardhshëm”, është shprehur Halilaj.

Ai ka theksuar se përkrahja e qytetarëve është vendimtare për të vazhduar rrugën e zhvillimit dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për komunën.

📌 Labinot Halilaj – #30 për Asamble Komunale
📌 Ramiz Lladrovci – #101 për Kryetar Komune

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë