Shukri Buja thërret qytetarët e Lipjanit: “Fitorja është e jona, nesër takohemi në sheshin ‘Adem Jashari’

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shukri Buja, ka bërë thirrje për mobilizim të qytetarëve para tubimit që do të mbahet nesër.

Ai ka njoftuar se tubimi do të zhvillohet më 13 shtator, në orën 19:00, në sheshin “Adem Jashari” në Lipjan, ku pritet pjesëmarrje e madhe e qytetarëve dhe përkrahësve të tij.

“Shtabi i degës është i vendosur dhe i mobilizuar. Nesër, 13 shtator, ora 19:00, takohemi të gjithë në sheshin ‘Adem Jashari’. Fitorja është e jona!”, ka shkruar Buja në njoftimin e tij.

Ky tubim shënon një nga aktivitetet kryesore të fushatës së Bujës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit, ku ai po kërkon mbështetjen e qytetarëve për të rikthyer udhëheqjen e komunës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë