Këshilli Organizativ në Zvicër: Autobusat për protestën në Hagë u rezervuan plotësisht

Këshilli Organizativ për Zvicër: Të gjitha autobusat për protestën në Hagë janë të rezervuara

Pas një angazhimi të madh dhe një pune të palodhshme nga koordinatorët në të gjitha kantonet e Zvicrës, është bërë e mundur organizimi i transportit falas për protestën në Hagë.

Nga Këshilli Organizativ është bërë e ditur se të gjitha vendet në autobusë tashmë janë të rezervuara dhe nuk ka më hapësirë për pasagjerë të tjerë.

“Faleminderit nga zemra të gjithë donatorëve me vullnet të mirë që na përkrahën dhe bënë të mundur këtë organizim. Për të gjithë ata që kanë rezervuar vendin e tyre, oraret e nisjes dhe pikat e grumbullimit do të publikohen më poshtë”, thuhet në njoftim.

Në fund të komunikatës, Këshilli Organizativ ka përmendur edhe simbolin e UÇK-së, duke theksuar:

“UÇK, përjetësisht je gjaku ynë, lidhja me çdo frymë që kërkon liri. Tri shkronja, një betim, tri shkronja, një Liri.”

Njoftimi mban firmën e Xheladin Shalës, në emër të Këshillit Organizativ për Zvicër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë