Labinot Halilaj merr përkrahjen e Olt Bytyqit për zgjedhjet e 12 tetorit

Kandidati për Asamblenë Komunale të Drenasit nga lista “Për Drenasin Kampion” me Ramiz Lladrovcin, Labinot Halilaj, ka njoftuar se në zgjedhjet e 12 tetorit ka marrë përkrahjen e Olt Bytyqit.
Halilaj tha se Bytyqi do ta mbështesë listën PDKRLl 101 dhe atë personalisht si kandidat me numrin 30.
Rikujtojmë se para pak ditësh, Olt Bytyqi kishte deklaruar publikisht përkrahjen për PDK-në në Drenas, duke shpërndarë edhe fotografi nga tubimet e tyre.
“Me Olt Bytyqi gjithmonë me PDKRLl101 dhe në përkrahje të asambleistit me numër 30! Respekt Olti!”, ka shkruar Halilaj.