Petrit Hajdari takime me qytetarët në Negroc dhe Vuçak

Kandidati për kryetar të Drenasit nga Partia Demokratike e Kosovës, Petrit Hajdari, ka zhvilluar takime me qytetarë në fshatrat Negroc dhe Vuçak.

Në Negroc, Hajdari ishte së bashku me kandidatin për Kuvend Komunal, Mustafë Krasniqi, si dhe deputetët Ferat Shala dhe Altin Krasniqi. Në takim u theksua bashkëpunimi mes strukturave të partisë dhe qytetarëve.

Ndërsa në Vuçak, Hajdari u shoqërua nga deputetët Ferat Shala e Altin Krasniqi, ish-deputetja Sala Berisha Shala dhe bashkëpunëtorë të tjerë nga PDK. Në këtë takim, ai foli për përkushtimin e subjektit që përfaqëson ndaj qeverisjes lokale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë