Familja Pacolli nga Smallusha i bashkohet PDK-së në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se familja Pacolli nga fshati Smallushë i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.

Nehat Pacolli, ndërmarrës i suksesshëm dhe deri tani mbështetës i LDK-së, së bashku me familjen e tij të gjerë, ka vendosur të përkrahë vizionin e Shukri Bujës për Lipjanin.

Buja e ka vlerësuar këtë si një hap të madh dhe një dëshmi se rruga e fitores në zgjedhjet lokale kalon përmes PDK-së. Ai ka falënderuar familjen Pacolli për besimin dhe mbështetjen e dhënë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë