Xhevahire Izmaku prezanton njeriun kryesor të fushatave të saj, ai sot është në garë për asamble

Deputetja dhe kandidatja për kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga Nisma Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka prezantuar sot Kushtrim Veselin si kandidatin me nr. 3 në listën për Asamblenë Komunale.

Izmaku e ka quajtur Veselin “njeriun kryesor të fushatave të mia fituese”, duke e vlerësuar si shtyllën, mendjen dhe zemrën e shumë betejave politike që ka zhvilluar deri tani, transmeton portali DrenicaOnline.

“Me të, unë kam jo vetëm një bashkëpunëtor, por një lider të së ardhmes, një politikan me potencial fituesi dhe një zë që do ta përfaqësojë me dinjitet qytetin tonë,” ka theksuar Izmaku.

Ajo ka shtuar se mbështetja për Kushtrimin është e natyrshme, pasi ai është pjesë e familjes së saj politike dhe një prej personave që meriton besimin dhe votën e qytetarëve.

Izmaku është shprehur e bindur se me përkrahjen e përbashkët, Veseli do të bëhet një nga përfaqësuesit më të fuqishëm të qytetarëve në Asamblenë e Vushtrrisë./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë