Shukri Buja premton arsimin profesional falas për të rinjtë e Lipjanit

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga PDK-ja, Shukri Buja, ka vizituar sot Scantech Academy, ku rinia e Lipjanit po mëson profesionet e së ardhmes.

Buja ka shprehur krenarinë për zhvillimin e sektorit privat dhe për bizneset e reja që po nxisin ekonominë e komunës.

Ai ka premtuar se në mandatin e ardhshëm, kostoja e trajnimeve profesionale për të gjitha profesionet që nuk ofrohen nga shkolla, por që kërkohen nga tregu i punës, do të mbulohet nga komuna.

“Lipjanin do ta bëjmë qendër të arsimit profesional. Çdo i ri do të ketë qasje falas në trajnim dhe përgatitje konkrete për tregun e punës. Besoj në fuqinë e rinisë, dhe për ta do të hapim dyer të reja të arsimit, punësimit dhe zhvillimit. Sepse vetëm me rininë e përgatitur, Lipjani ecën përpara!”, ka thënë Buja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë