Shukri Buja: Porosinë e Thaçit dhe Veselit do ta çoj deri në fund – Fitorja në Lipjan është e jona!

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka deklaruar se është i vendosur ta çojë deri në fund porosinë e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, duke theksuar se fitorja në Lipjan është e sigurt.
Ajo që ishte planifikuar si një kafe e mbrëmjes me kandidatin për Kuvend Komunal nga Gllogoci, Ferizin, u shndërrua në një tubim të vërtetë paraelektoral, falë përkrahjes masive të qytetarëve.
“Mbështetja që po marr është një përgjegjësi e madhe për mua, dhe këtë përgjegjësi do t’ua kthej me punë e rezultate konkrete për qytetarët tanë,” tha Buja, duke përmbyllur me urimin: Na priftë e mbara!
Shukri Buja: Porosinë e Thaçit dhe Veselit do ta çoj deri në fund – Fitorja në Lipjan është e jona!