Shahin Dervishaj me bashkatdhetarë organizon udhëtimin nga Heilbronni për protestën në Hagë më 14 shtator

Ish-kandidati për deputet nga radhët e PDK-së dhe afaristi i njohur në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka bërë të ditur se dje në Heilbronn është zhvilluar një takim konsultues për organizimin e pjesëmarrjes në protestën që do të mbahet më 14 shtator 2025 në Hagë, kundër padrejtësive që, sipas organizatorëve, po u bëhen krerëve të UÇK-së.

Nga diskutimet është vendosur që pjesa më e madhe e pjesëmarrësve do të udhëtojnë me automjete personale, ndërsa për të tjerët do të ketë autobusë falas të vënë në dispozicion.

Nisja nga Heilbronni do të bëhet më 14 shtator, në orën 05:00 të mëngjesit. Për më shumë informacione dhe rezervime, qytetarët janë ftuar të kontaktojnë organizatorët përmes numrave të telefonit dhe WhatsApp. 017647360210, 01607406702
Rezervimet duhet të konfirmohen deri të martën, më 9 shtator 2025.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë