Përleshje e rëndë në Drenas, tentoi t’i vinte flakën veturës së viktimës

Një incident i rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në Drenas, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas policisë, më 07.09.2025 rreth orës 18:30, pas një mosmarrëveshjeje, një i dyshuar ka tentuar t’i vërë flakën veturës që drejtonte viktima.
Nga përleshja mes tyre, si viktima ashtu edhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Me vendim të prokurorit, pas trajtimit mjekësor i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet./DrenicaOnline/
.
.
.