Buja iu premton qytetarëve të Lipjanit një stacion modern të autobusëve

Kandidati për kryetar të Lipjanit nga radhët e PDK-së, Shukri Buja është zotuar se do të ndërtojë një stacion modern të autobusëve dhe në këtë formë do t’ia ritkehjë dinjitetin transportit publik qytetit të Lipjanit.

Buja përmes një video ka thënë se ish-stacioni i autobusëve ka mbetur një objekt i harruar dhe i degraduar, i lënë pas dore për tri mandate me radhë.

Ai ka premtuar se stacioni i ri do të ketë: vendparkim për autobusë, hapësira për biletari dhe administratë, si dhe informacion të qartë për linjat e autobusë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë