Shukri Buja me tubim masiv në Ribarë të Madh: Fitorja është e jona!

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka zhvilluar mbrëmë një takim të madh me qytetarët e Ribarit të Madh, ku ishte i pranishëm edhe kandidati për Kuvendin Komunal nga kjo nëndegë, Herolind Kozhani.

Buja u shpreh i entuziazmuar me pjesëmarrjen masive, duke e cilësuar si dëshmi të përkushtimit të qytetarëve dhe të mbështetjes së fuqishme, si për Kozhanin, ashtu edhe për projektin e tij politik për të udhëhequr Lipjanin.

“Demokratët e Ribarit e dhanë sonte një mesazh të qartë dhe të fuqishëm për fitoren e madhe që po na pret!”, tha Buja.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë