Shahin Dervishaj, afaristi drenicas që nuk e harron vendlindjen, bëhet sponsori kryesor i klubit të futbollit

Ish-kandidati për deputet dhe afaristi i njohur në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka mbajtur premtimin e dhënë duke u bërë sponsori kryesor i klubit të vendlindjes, KF Runiku, transmeton portali DrenicaOnline.
Falë mbështetjes së tij, futbollistët e Runikut tashmë gëzojnë kushte më të mira, të ngjashme me ato të ekipeve që luajnë një ose dy liga më lart.
Menaxheri i klubit ka falënderuar përzemërsisht Dervishajn për kontributin e tij, duke shprehur mirënjohje edhe për sponsorët tjerë vendas: Rustem Topalli, Rasim Nimani, Burim A. Beqiri dhe të gjithë ata që po e mbështesin sportin në Runik.
“Tani na mbetet që sukseset t’i tregojmë në fushën e gjelbër. Së bashku do t’i arrijmë synimet tona për vendin tonë. Faleminderit të gjithëve, faleminderit Shahin, njeri i fjalës”, u shpreh menaxheri i KF Runikut./DrenicaOnline/