Ja si duket fletëvotimi për Kuvendin Komunal të Drenasit në zgjedhjet e vitit 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar modelin e fletëvotimit për Kuvendin Komunal të Drenasit në zgjedhjet lokale të vitit 2025.

Në këtë fletëvotim, subjektet politike do të garojnë me numrat rendorë nga 101 deri në 191, ndërsa qytetarët do të kenë mundësi të votojnë vetëm një subjekt politik dhe një kandidat nga lista e atij subjekti.

Në mesin e partive dhe iniciativave që figurojnë në fletëvotim janë:

Për Drenasin Kampion me Ramiz Lladrovcin Lëvizja Vetëvendosje
Lidhja Demokratike e Kosovës
Për Drenas e Kosovë
Bashkimi Demokratik
AAK – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Nisma Socialdemokrate
Partia Demokratike e Kosovës

Zgjedhjet e vitit 2025 pritet të sjellin një garë të fortë në këtë komunë, e njohur për pjesëmarrje të lartë të qytetarëve në proceset zgjedhore.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë