Goditet nga luga e ekskavatorit në oborrin e shtëpisë, drenicasi përfundon në spital

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të rëndë të kategorizuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, i cili ka ndodhur në Skenderaj më 6 shtator 2025, rreth orës 12:40, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit zyrtar, një mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi është goditur në këmbë nga luga e një ekskavatori, teksa po kryheshin punime në shtëpinë e tij.
Viktima është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku mjekët kanë konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./DrenicaOnline/