Shukri Buja: Nga burgjet e ’80-ës deri te rikthimi për Lipjanin, koha është e jona!

Shukri Buja, kandidat për kryetar të Komunës së Lipjanit, ka shpallur zyrtarisht rikthimin e tij në skenën politike lokale. Në një adresim para qytetarëve, ai kujtoi rrugën e tij të gjatë prej viteve ’80, kur për përkushtimin ndaj çështjes kombëtare u dënua me 13 vite burg, e deri te pjesëmarrja në luftën për liri dhe periudha kur ka drejtuar Lipjanin si kryetar komune.

Buja theksoi se gjatë gjashtë viteve të qeverisjes së tij, janë investuar mbi 62 milionë euro në Lipjan, duke sjellë projekte të rëndësishme për qytetarët.

Ai u shpreh se 12 vitet e fundit kanë qenë vite të ngecjes dhe moszhvillimit, ndaj tani është momenti për ndryshim të vërtetë.

“Me përvojë, me energji të re dhe me vizion të qartë, rikthehem për ta çuar Lipjanin aty ku e meriton. Projektet që nuk i përfunduam atëherë, do t’i çoj deri në fund tani. Nuk ndalem! Koha e tyre ka kaluar, tani është koha jonë”, u shpreh Buja.

Ai ftoi qytetarët që ta përkrahin në këtë rrugë, duke theksuar se Lipjani ka nevojë për projekte madhore dhe jo për fasada apo ngjyra politike.

V I D E O

#ShukriBuja #191 #Lipjani #PDK #MaMirëPërLipjanin

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë