Ganja e Ariana në Shalë të Lipjanit kërkojnë të mbështetet Shukri Buja

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me deputetet e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Musliu Shoshi, si dhe kandidatin për Kuvendin Komunal, Edison Beqiri, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me gratë e Shalës.

Në këtë takim u prezantua programi i Bujës, ku theks i veçantë iu dha fuqizimit socio-ekonomik të grave dhe rritjes së rolit të tyre në proceset vendimmarrëse.

Nga gratë e pranishme u dha mbështetje e fuqishme për kandidatin Buja, mbështetje e cila, siç u tha, do t’i japë energji të re fushatës dhe vizionit të tij politik.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë