Shukri Buja: Sporti do të jetë prioritet në mandatin tim të ardhshëm

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar sot stërvitjet e klubit të ri të futbollit, KF Gadimja, që garon në Ligën e Tretë.

Ai ka vlerësuar energjinë, disiplinën dhe pasionin që po dëshmojnë të rinjtë e këtij klubi.

Buja ka theksuar se në mandatin e ardhshëm sporti dhe përkrahja për klubet sportive do të kenë rëndësi të veçantë.

“Rinia jonë meriton më shumë, ndërsa sporti është investim për shëndetin, disiplinën dhe suksesin e së ardhmes,” u shpreh ai.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë