Ekrem Kastrati jep lajmin e mirë: Rriten subvencionet për fermerët e qumështit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka bërë të ditur sot një lajm të mirë për fermerët e komunës. Në një takim me ta, ai ka njoftuar se subvencionet për çdo litër qumësht të dorëzuar në pikat grumbulluese janë rritur në 0.04 € këtë vit, ndërsa vitin e ardhshëm do të arrijnë në 0.05 € për litër.

“Fermerët tanë janë shtylla e zhvillimit të komunës sonë. Ky është një zotim i yni për të vlerësuar mundin e palodhshëm të tyre, që mban gjallë jetën në fshat dhe ekonominë tonë në përgjithësi,” tha Kastrati.

Kjo mbështetje shtesë synon të lehtësojë punën e fermerëve dhe të nxisë zhvillimin e bujqësisë në Malishevë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë