Shukri Buja viziton fabrikën FoxMarble në Kërqevë: Shembull i suksesit dhe zhvillimit ekonomik në Lipjan

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vizituar sot fabrikën e njohur FoxMarble në fshatin Kërqevë, e cila tashmë 10 vite funksionon me sukses duke ndërtuar një treg të konsoliduar vendor dhe ndërkombëtar në përpunimin e granitit dhe mermerit, transmeton portali DrenicaOnline.

Fabrika, e shtrirë në një sipërfaqe prej 6,000 m² dhe e pajisur me makineri moderne digjitale, menaxhohet me profesionalizëm nga Bashkim Sylejmani dhe Irfan Berisha, ndërsa aktualisht punëson 15 punëtorë nga Lipjani.

“FoxMarble është shembull se si investimet serioze krijojnë vende pune, sjellin zhvillim ekonomik dhe e promovojnë komunën tonë në tregun ndërkombëtar. Si kryetar i ardhshëm i Lipjanit, do të jem i përkushtuar që të mbështes dhe të nxis iniciativa të tilla prodhuese që e bëjnë komunën tonë më të fuqishme ekonomikisht dhe më të mirë për qytetarët tanë”, ka deklaruar Buja.

FoxMarble mbetet një prej investimeve më të suksesshme në komunën e Lipjanit, duke dëshmuar potencialin e madh të kësaj ane për zhvillim industrial dhe ekonomik./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë