Shukri Buja në Dobrajë: Diskutim me qytetarët dhe përkrahje e fuqishme për ndryshim

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, ka vazhduar takimet e tij me qytetarët, kësaj here në fshatin Dobrajë.
Ai së bashku me Agonin, kandidatin për Kuvend Komunal, ndanë kafen e mbrëmjes me banorët lokalë, ku zhvilluan një diskutim të hapur për sfidat që përballen sot në këtë fshat.
Buja paraqiti ofertën e tij politike për zgjidhjen e problemeve të evidentuara, duke theksuar përkushtimin për ndryshim.
“Mbështetja dhe përkrahja e fuqishme që morëm nga Dobraja na motivon edhe më shumë për të vazhduar rrugën tonë për ndryshim. Fitorja është e jona!”, ka deklaruar Buja.