Bashkimi Demokratik në Drenas mban tubim me pjesëmarrje masive: “Së bashku e bëjmë fuqinë e ndryshimit”

Sonte, Bashkimi Demokratik në Drenas zhvilloi një tubim të rëndësishëm me anëtarësinë e vet, ku pjesëmarrja ishte masive dhe energjia e të pranishmëve dëshmoi përkushtimin dhe besimin e fuqishëm në rrugën drejt fitores në Zgjedhjet Lokale 2025.

Në këtë takim u diskutuan hapur arsyet pse Bashkimi Demokratik konsiderohet zgjidhja më e mirë për qytetarët e Drenasit. Me fokus në vlerat e pandryshueshme, programin gjithëpërfshirës dhe vizionin e qartë të kryetarit prof. dr. Ajvaz Berisha dhe udhëheqjes së subjektit, të pranishmit shprehën bindjen se së bashku mund të ndërtohet një Drenas më i mirë, më prosperues dhe më i drejtë për të gjithë.

Nga ky takim u theksua mesazhi i bashkimit dhe i energjisë së re për ndryshim, ndërsa falënderimi iu drejtua të gjithë pjesëmarrësve për mbështetjen dhe angazhimin e tyre të pandalshëm.

“Vazhdoni të qëndroni me ne, sepse së bashku e bëjmë fuqinë e ndryshimit!” – u tha në fund të tubimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë