Bajraktari: S’u argumentua teza ‘ndërmarrje e përbashkët kriminale’ ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhjetori është caktuar si muaji që procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, do të përfundojë.Krejt çka pritet dhe çka mund të ndodhë deri në fund të vitit, në emisionin “Ora Shtatë” ka diskutuar avokati Ardian Bajraktari.
“Është caktuar, le të themi orientimisht, procesi i stërgjatur dhe me jo pak shkelje, dhe kjo nënkupton që nga mesi i shtatorit dhe tutje, siç e kemi thënë, do të shohim një anë tjetër të medaljes së asaj që kemi parë deri tash”, u shpreh Bajraktari.
Sipas Bajraktarit, në fazën e fundit të gjykimit, do të argumentohet e kundërta e asaj që është parë deri më tani.Bajraktari ndër të tjera shton se Specialja nuk arriti të argumentonte “tezën e saj kryesore, ndërmarrjen e përbashkët kriminale” të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.