Shukri Buja në Janjevë: Mbështetje e fuqishme nga gratë dhe vajzat për vizionin tonë politik

Kandidati për kryetar të Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunal nga Janjeva, Majlinden dhe Vilsonin, kanë zhvilluar një takim me vajzat dhe gratë e këtij lokaliteti.
Në këtë bashkëbisedim u diskutua hapur për sfidat e përditshme me të cilat përballen ato, si dhe për mundësitë që Komuna duhet t’u ofrojë për rritjen e mirëqenies dhe zhvillimin e tyre.
Buja ka theksuar se nga ky takim u konfirmua mbështetja e fuqishme për ekipin e tij dhe për vizionin politik që ai përfaqëson, duke shtuar se kjo mbështetje e motivon edhe më shumë për të sjellë ndryshimin që Janjeva dhe Lipjani e meritojnë.