Erblina Mulaj shpall kandidaturën për Asamblenë Komunale të Drenasit

Erblina Mulaj, kandidate për Asamblenë Komunale nga Bashkimi Demokratik në Drena, ka shpallur  kandidaturën e saj me numrin 3, transmeton portali DrenicaOnline.

Në një njoftim drejtuar qytetarëve, Mulaj thekson se angazhimi i saj mbështetet në drejtësi, mundësi për të rinjtë, fuqizim të grave dhe transparencë në vendimmarrje.

Ajo, si juriste dhe kryetare e Forumit të Gruas, premton të punojë me pasion dhe guxim për një komunë ku vendimet merren për qytetarët, jo për politikën.

“Çdo votë për mua është për transparencë, dinjitet dhe përfaqësim të denjë. Zëri juaj është forca ime”, shkruan Mulaj./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë