Shukri Buja takohet me gra nga Lipjani, premton politika për fuqizimin e tyre

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, së bashku me kandidaten për Kuvend Komunal, Aferdita, ka zhvilluar një takim me disa gra nga qyteti i Lipjanit.
Në këtë bashkëbisedim, u identifikuan sfidat me të cilat përballen gratë në Lipjan, ndërsa u diskutua edhe për rolin e komunës në menaxhimin dhe tejkalimin e tyre.
Buja tha se është thellësisht i përkushtuar që, në konsultim të vazhdueshëm me gratë, të hartohen politika, masa, programe dhe projekte specifike që synojnë rritjen e fuqizimit socio-ekonomik të grave, si dhe rritjen e ndikimit të tyre në qeverisje dhe vendimmarrje.