Ramiz Lladrovci: Jam i bindur se do ta qeverisë Drenasin edhe për 4 vjet

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin dhe ishte përballë analistëve si Fidan Rama, Adrian Çollaku dhe Visar Xani.
Ramiz Lladrovci u shpreh me bindje se do ta udhëheqë komunën e Drenasit edhe për katër vite të tjera, shkruan Gazeta10.
Lladrovci tha se do te mundohem të mos merrem me të kaluaren, ajo që ka ndodhur ka ndodhur tashmë.
Ai tha se tani jemi në parafushatë dhe jemi me aktivitet të jashtëzakonshëm në komunën tonë, ku ka shumë vullnet të qytetarëve që po na mbeshtesin dhe se me 12 tetor do të shohim se kush do ta qeverisë edhe për një mandat Drenasin.
“Jam i bindur që me vullnetin e madh të qytetarëve, me mbështetjen e madhe do të jem unë ai që do t’a qeverisë edhe për 4 vjet, e edhe per 4 vjet do të jemi kampion në Kosovë.