Bashkimi Demokratik: Mbështetni Prof. Dr. Ajvaz Berishën për kryetar të Drenasit

Bashkimi Demokratik në Drenas ka përsëritur thirrjen drejtuar qytetarëve të Drenasit që të japin mbështetjen për kandidatin e tyre për kryetar komune, Prof. Dr. Ajvaz Berishën.
Në komunikatën e lëshuar thuhet se Berisha është një intelektual i dëshmuar, me përvojë dhe vizion të qartë për zhvillimin e Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.
“Me dijen, përkushtimin dhe ndershmërinë e tij, Drenasi do të ketë një udhëheqje të fortë, transparente dhe të orientuar drejt së ardhmes”, thekson Bashkimi Demokratik.
Ky subjekt politik u ka bërë apel qytetarëve që të votojnë për Berishën, duke e konsideruar atë si njeriun e duhur për të udhëhequr komunën në të ardhmen.