Aksident i rëndë në Bresje, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në orët e mëngjesit të sotëm në Bresje të Fushë-Kosovës, ku janë përfshirë dy vetura.
Sipas informatave që ka siguruar DrenicaOnline, në vendngjarje kanë dalë menjëherë zjarrfikësit, të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e disa personave nga veturat e dëmtuara.
Deri tani nuk ka të dhëna zyrtare për numrin e të lënduarve, por pamjet e dërguara nga lexuesit e DrenicaOnline tregojnë dëme të mëdha materiale.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se njësitet përkatëse janë duke u marrë me rastin, ndërsa ne do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri.