Zgjedhjet Lokale 2025: 693 qytetarë nga Drenasi janë regjistruar për të votuar

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 693 shtetas të Kosovës nga Komuna e Drenasit janë regjistruar për të votuar në Zgjedhjet Lokale 2025, transmeton portali DrenicaOnline.

Nga Komuna e Skenderajt janë regjistruar 372 qytetarë, ndërsa komuna me numrin më të madh të të regjistruarve është Suhareka, me 3,458 qytetarë.

Komuna që deri më tani nuk ka asnjë të regjistruar është Parteshi./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë